Tetovë – Fundjava e zgjatur do të shoqërohet me aktivitete në natyrë në Kodrën e Diellit, ku vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë shëtitje panoramike dhe bukuritë malore të Sharrit.
Shëtitjet do të zhvillohen të shtunën, të dielën dhe të martën, në intervalin nga ora 10:00 deri në 15:00.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët që këto ditë pushimi t’i kalojnë në natyrë, duke shijuar ajrin e pastër dhe pamjet panoramike të Kodrës së Diellit.