Jozi Marku i dhunoi të birin, babai i Edi Kuçit shkon më tej: Hakmarrja nuk ka datë skadence





Përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pas publikimit të pamjeve të incidentit që bënë xhiron e rrjetit. Këtë herë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe babai i Edi Kuçit. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një tatuazhi ku shkruhet: “Hakmarrja nuk ka datë skadence”.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe është interpretuar si një mesazh i fortë pas incidentit të dhunshëm ndaj të birit. Megjithatë, nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë nga babai i Kuçit që të konfirmojë se tatuazhi është publikuar si paralajmërim për një hakmarrje.

Ngjarja mes Markut dhe Kuçit është bërë virale pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku Edi Kuçi shfaqet duke u sulmuar fizikisht nga një grup personash. Në pamje, ai shihet i gjakosur dhe duke kërkuar që sulmi të ndalet.

Pas publikimit të videove, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Joz Markut për “lëndim të lehtë trupor” dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për veprimet përkatëse ligjore. Gjithashtu, ndaj tij është vendosur masa e “stop-listës”.

Vetë Joz Marku në një reagim për mediet ka thënë se ‘ata janë aktorë dhe gjithçka ka qenë aktrim’.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo