Barcelona ka nisur një plan të ri për të siguruar të ardhmen e talenteve më premtuese të skuadrës, menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, drejtoria sportive e udhëhequr nga Deco ka aktivizuar atë që është përshkruar si “Operacioni Mburoja”, me synimin që tre prej futbollistëve më perspektivë të klubit të marrin kontrata të reja dhe klauzola shumë më të larta lirimi.
Pasi përfundoi merkaton verore me pesë transferime të reja dhe largimin e disa prej lojtarëve me paga të larta, Barcelona tani e ka zhvendosur fokusin te rinovimet.
Hamza Abdelkarim në krye të listës
Emri i parë është ai i sulmuesit egjiptian Hamza Abdelkarim, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij gjatë muajve të fundit.
Barcelona aktivizoi klauzolën për blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 1.5 milion euro, pas paraqitjeve të tij me kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Botës.
🔒 El Barça quiere mejorar los contrato de Abdelkarim, Bernal y Espart
Los pasos de la Dirección Deportiva se centran en el blindaje de jugadores estratégicoshttps://t.co/7WYzyL5sYb
— MARCA (@marca) September 3, 2026