Tetovasot raporton se një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “11 Tetori”, “Filipi i Dytë i Maqedonisë” dhe “Dame Gruev”.
Shoferi i automjetit “Peugeot” ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.