Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të DFB-Pokal, pasi mposhti VfL Osnabruckun me rezultat bindës 4-1 në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë.
Megjithatë, sfida nuk nisi mirë për bavarezët. Osnabruck kaloi në epërsi që në minutën e pestë me golin e Meissnerit.
Bayerni reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 18-të përmes Harry Kane, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Tom Bischof përmbysi rezultatin në 2-1.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Mynihu e kontrolloi plotësisht ndeshjen. Michael Olise realizoi golin e tretë në minutën e 73-të, ndërsa Harry Kane vulosi fitoren në minutën e 86-të, duke shënuar nga pika e penalltisë.
Me dy golat e tij, Kane ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes, ndërsa Bayerni e mbylli sfidën me fitore 4-1 dhe vazhdon rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë.