Tensionet Berlin-Moskë përshkallëzohen/ Putin: Masat ndëshkuese janë një gabim i rëndë

Tensionet mes Gjermanisë dhe Rusisë po përshkallëzohen pas akuzave të Berlinit se Moska qëndron pas një incidenti me dronë në aeroportin Leipzig/Halle.

Qeveria gjermane ka fajësuar Rusinë për një sulm të dyshuar hibrid, pasi në fillim të gushtit u zbuluan disa dronë të pajisur me eksploziv pranë aeroportit. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se hetimet dhe informacionet e shërbimeve të inteligjencës kanë çuar autoritetet në përfundimin se pas incidentit qëndron Rusia.

Apple i bashkohet Google/ Liqeni Ontario shfaqet si “Liqeni Amerika” në hartat amerikane
Berlini ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Moskës, por presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar vendimin një “gabim të rëndë”.

“Sipas mendimit tim, kjo bie qartazi ndesh me interesat e popullit gjerman. Mendoj se reagimi i qeverisë gjermane lidhet me fushatat zgjedhore që po afrohen”, deklaroi Putin.

Nga ana e tij, Dobrindt tha se përgjegjësia e Rusisë mbështetet në rezultatet e hetimeve policore, mënyrën e realizimit të incidentit dhe të dhënat e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës.

Pas incidentit të dyshuar me dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, Gjermania pritet të ashpërsojë më tej qëndrimin ndaj Moskës. Ndër masat e paralajmëruara është edhe mbyllja e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Bon, ndërsa kontrollet kufitare për hyrjen në territorin gjerman pritet të forcohen.

Aeroporti Leipzig/Halle ka rëndësi të veçantë strategjike për Gjermaninë dhe NATO-n, pasi shërben si një qendër e rëndësishme logjistike për transportin e mallrave dhe operacionet ushtarake. Aeroporti është përdorur gjithashtu nga NATO dhe kompania ukrainase Antonov Airlines për transportin e furnizimeve ushtarake.

Edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se kishte indikacione të qarta për përfshirjen e Rusisë në incident.

Sipas Kallas, Moska po tregohet gjithnjë e më provokuese, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Rusisë dhe vendeve evropiane.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo