ASH: E mirëpresim që kryetari i Qytetit të Shkupit e pranoi se është bërë lëshim





KUR GABIMI PRANOHET, DUHET TA ÇMOJMË

E mirëpresim që kryetari i Qytetit të Shkupit e pranoi se është bërë lëshim dhe dha një zotim të qartë publik se projekti do të realizohet.

Ky është qëndrim që duhet çmuar. Kur një problem ngrihet institucionalisht, kur argumentohet dhe kur pala tjetër reflekton, qytetarët fitojnë.

ASH e ngriti çështjen dhe kërkoi përgjigje konkrete. Sot kemi një zotim publik nga kryetari i Shkupit.

Atë që VLEN nuk arriti ta bëjë duke qenë pjesë e pushtetit, ASH e bëri përmes zërit të saj në institucione.

Ne do ta përshëndesim çdo vendim të mirë, pavarësisht se nga kush vjen. Për ne rëndësi ka rezultati dhe interesi i qytetarëve.

E mirëpresim këtë qëndrim të kryetarit të Shkupit dhe presim që fjala e dhënë të përkthehet sa më shpejt në vendim, mjete financiare dhe realizim në terren.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo