Arrestohet 30-vjeçari i kërkuar për vuajtje dënimi





Tetovasot raporton se policia e Tetovës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sipas policisë, ai është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin e shqiptuar për veprën penale sipas nenit 130, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Tetovasot raporton se arrestimi është realizuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “107” në Tetovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo