Filipçe: Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10.000 denarë





Për dy vjet, shporta e konsumatorit është rritur për rreth 10,000 denarë, nga rreth 60,000 në gati 70.000 denarë, ndërsa pagat nuk kanë mbajtur ritmin me rritjen e shpenzimeve të jetesës, akuzoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se nëse shpenzimet bazë të shportës së konsumatorit i shtohen kostove të qirasë ose kredisë për strehim, kostoja reale mujore për një familje arrin në gati 90.000 denarë.

“Nëse shporta e konsumatorit në një vit e gjysmë është rritur diku afër 10.000 denarëve, ishte 60.000 denarë, tani është pothuajse 70.000. Nëse kësaj i shtohen shpenzime të tilla si qiraja ose kredia për strehim, ajo shportë konsumatori arrin në gati 90.000 denarë”, theksoi Filipçe.

Filipçe theksoi se në kushte të rritjes së çmimeve dhe kostove të jetesës, qeveria nuk po merr masa specifike për të mbështetur qytetarët.

“Çmimet e karburanteve janë rritur me më shumë se 20% që nga fillimi i krizës. Nuk ka masa për asnjë kategori qytetarësh”, theksoi Filipçe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo