Mickoski për data qendrat: Është e qartë se ku po shkon bota, do të vazhdojmë ta udhëheqim shtetin drejt prosperitetit, opozita me moçalin e saj sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj qytetarëve

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot gjatë vizitës në Komunën e Butelit, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me data qendrat, theksoi se ky është një proces i pakthyeshëm dhe se Qeveria në këtë drejtim do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt prosperitetit dhe së ardhmes, ndërsa opozita me kundërshtimin e saj jo vetëm që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj shtetit dhe qytetarëve, por është e izoluar bashkë me disa të tjerë, sepse edhe SHBA-ja, Evropa, por edhe vendet aziatike po zhvillohen në këtë fushë.

“Në Evropë konkretisht, opozita jonë jo vetëm që sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj ekonomisë, shtetit dhe qytetarëve, por është e izoluar bashkë me edhe disa të tjerë në botë që luftojnë kundër qendrave të të dhënave ose, siç njihen në publik, data-qendrave”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski rikujtoi fjalimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në të cilin ai u thotë kundërshtarëve të kësaj industrie se data qendrat do të sjellin më shumë sukses, por edhe taksa më të ulëta dhe vende pune, ai rikujtoi gjithashtu se vendet lindore po zhvillohen përmes data qendrave.

“Pra, është e qartë se ku po shkon bota dhe ky proces është i pakthyeshëm. Sa herë që të shkoni në Lindje, veçanërisht në ato vende aziatike, kur t’i shihni ata robotë humanoidë, kur të shihni si funksionojnë zgjidhjet e trafikut atje, kur të përballeni me ato sfida, atëherë ktheheni këtu me admirim. Ndërsa kur këtu Qeveria ju thotë: ‘Hajde njerëz, edhe ne të bëjmë diçka’, atëherë jeni kundër. Prandaj, le të vazhdojnë ata me llumin e tyre dhe moçalin e tyre politik, ndërsa ne e dimë se ku ta udhëheqim Maqedoninë dhe do ta udhëheqim drejt prosperitetit dhe së ardhmes”, theksoi kryeministri Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo