Greqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje ushtarake prej 3 miliardë eurosh





Greqia ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth 3 miliardë euro me Izraelin për krijimin e sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore “Achilles Shield”.

Marrëveshja cilësohet si kontrata më e madhe e eksportit të pajisjeve mbrojtëse në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo synon krijimin e një rrjeti mbrojtës shumështresor kundër raketave, avionëve dhe dronëve.

Sistemi pritet të përfshijë teknologjitë izraelite “David’s Sling”, “Barak MX” dhe “SPYDER”, radarë për mbikëqyrjen ajrore, si dhe një sistem të ri kombëtar komandimi dhe kontrolli.

Ministria greke e Mbrojtjes e ka cilësuar investimin si pjesë të reformës më të madhe të Forcave të Armatosura në historinë e vendit.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi se zhvillimet e shpejta teknologjike i kanë bërë të vjetruara shumë prej doktrinave tradicionale të mbrojtjes.

Përveç marrëveshjes kryesore, Greqia ka nënshkruar edhe një kontratë shtesë prej 26 milionë eurosh për blerjen e sistemeve kundër dronëve.

Marrëveshjet janë arritur në një periudhë tensionesh të vazhdueshme rajonale, veçanërisht ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Athina dhe Tel Avivi kanë thelluar bashkëpunimin ushtarak gjatë viteve të fundit, duke e konsideruar sigurinë në rajon si interes të përbashkët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo