Ademi: Në çfarë derexhe erdhëm, Darkoja i Butelit e mbronë drejtoreshen shqiptare për mbylljen e paraleles për nxënësit shqiptarë
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me një rast që, sipas tij, ka të bëjë me mbylljen e një paraleleje për nxënësit shqiptarë.
Në një status të publikuar në Facebook, Ademi pretendon se drejtoresha shqiptare ka mbyllur paralelen për nxënësit shqiptarë, ndërsa për këtë veprim është marrë në mbrojtje nga Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit.
“Drejtoresha shqiptare mbyll paralelen për nxënësit shqiptarë, ndërsa për këtë veprim ajo merret në mbrojtje nga Darkoja i Butelit. E VLEN-i? Në këtë histori nuk ekziston. Ashtu siç nuk ekziston në asnjë histori tjetër kur duhet të mbrohen interesat e shqiptarëve”, shkruan Ademi.
Me këtë reagim, sekretari i përgjithshëm i BDI-së akuzon koalicionin VLEN se nuk po reagon kur, sipas tij, cenohen interesat e shqiptarëve, duke e lidhur rastin konkret me çështjen e arsimit në gjuhën shqipe.