“Duke u shndërruar në heshtje në gjithçka që dikur ëndërroja”, Elijona Binakaj shfaqet elegante dhe plot stil
Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga një mbrëmje e saj, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen elegante dhe mjaft femërore.
Në imazhe, Elijona shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, pa mëngë, me një dizajn minimalist dhe detaje me thekë në pjesën e poshtme.
Ajo e ka kombinuar veshjen me këpucë me taka dhe aksesorë të artë, ndërsa flokët i ka mbledhur bisht, duke i dhënë pamjes një stil të kuruar dhe modern. Në fotografitë e tjera, ajo shfaqet duke shijuar darkën, me një pamje të qetë dhe natyrale.
Krahas fotografive, Elijona ka shkruar në përshkrim: “Duke u shndërruar në heshtje në gjithçka që dikur ëndërroja”.
Ndërkohë, emri i Elijonës ka qenë së fundmi pjesë e diskutimeve në rrjet edhe për marrëdhënien e saj me Klodin.




