Katër zjarre aktive, tre nën kontroll





Mëngjesin e sotëm deri në orën 7:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar, informojnë nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK).

Akrive janë zjarret në Komunën e Sarajit: fsh. Kopanicë (vegjetacion i ulët); në Komunat e Gostivarit dhe Makedonski Brodit: fsh. Tërnov (Komuna e Gostivarit) drejt fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajan (Komuna e Makedonski Brodit) (pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët, kullota dhe fier); në Komunën e Çashkës: mbi fsh. Nexhilovë, m.v. Svatovi (vegjetacion i ulët dhe dëllinja); dhe në Komunën e Jegunovcës: fsh. Kopancë (pyll i përzier).

Nën kontrollë janë zjarret: në Komunën e Dellçevës: deponia (mbeturina); në komunat e Studeniçanit dhe Zelenikovës: fsh. Moranë – fsh. Vërtekicë – fsh. Ramni Gabër dhe dega drejt fsh. Paligrad, mbi fsh. Vërazhall dhe fsh. Tisovicë – Komuna e Zelenikovës (pyll i përzier); dhe në komunën e Pllasnicës: fsh. Dvorcë (deponi).

Janë shuar zjarret në: Komunën e Strugës 1: fsh. Frëngovë (pyll me trungje të ulëta, vegjetacion i ulët); Komunën e Strugës 2: fsh. Livadhi (vegjetacion i ulët dhe hamullore); në komunën e Kërçovës: fsh. Tajmishte, v.q. Dardhë (pyll ahu me trungje të larta); në komunën e Negotinës: ndërmjet Negotinës dhe Kavadarit (vegjetacion i ulët); në komunën e Strumicës 1: fsh. Kuklish (deponi); në komunën e Strumicës 2: fsh. Svidovicë (vegjetacion i ulët dhe shkurre); në Komunën e Demir Hisarit: fsh. Kutretinë (deponi); në komunën e Prilepit 1: mbi Kazermën në Prilep (vegjetacion i ulët); në komunën e Prilepit 2: fsh. Dabnik (vegjetacion i ulët dhe vend me mbeturina); në komunën e Tetovës: Varrezat Ortodokse nën Kala (pyll i përzier mesatar me akacie dhe gështenjë); në Komunën e Bërvenicës 1: fsh. Strmnicë dhe fsh. Çellopek (vegjetacion i ulët); në komunën e Bërvenicës 2: fsh. Leshnicë e Epërme (vegjetacion i ulët); në komunën e Kumanovës: lagjja Pero Çiço (vegjetacion i ulët); në komunën e Kriva Pallankës: fsh. Muxhdovnak (vegjetacion i ulët dhe akacie); në Komunën e Gostivarit 1: fsh. Kunovë (vegjetacion i ulët); në komunën e Gostivarit 2: fsh. Debreshtë (vegjetacion i ulët); në komunën e Petrovecit: fsh. Konjarë e Poshtme(vegjetacion i ulët); në Komunën e Gradskos: fsh. Podles (vegjetacion i ulët); në komunën e Bosillovës: fsh. Baldovc i Vjetër(vegjetacion i ulët dhe hanullore); në komunën e Prilepit: fsh. Cërnilishtë (deponi); në komunën e Prilepit 2: fsh. Veselçanë (vegjetacion i ulët); në komunën e Sarajit: fsh. Arnaqi (pyll me trungje të ulëta); në komunën e Strugës: vreshtat buzë liqenit (vegjetacion i ulët); dhe në komunën e Kavadarit: Deponia e qytetit „Melci“

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo