Kalajxhiev shpërthen për Lotarinë Shtetërore: “Ky nuk është proces penal, po përdoret për t’i prerë kokën Grubit”





Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, thotë se MPB-ja dhe Prokuroria Publike po i shkaktojnë dëm rastit të Lotarisë Shtetërore me interpretimet e tyre.

“Mua më duket se dëmin ndaj Lotarisë Shtetërore, lidhur me aparatet e blera, me interpretimin e tyre po e shkaktojnë MPB-ja dhe Prokuroria Publike. Të akuzuarit, përkundrazi, kanë dashur t’i sigurojnë shtetit përparësi ndaj austriakëve, gjë që është në frymën e Ligjit për Lojërat e Fatit, sipas të cilit shteti është alfa dhe omega. I gjithë kontesti, në fakt, nuk është penal dhe me gjasë shërben për t’ia prerë kokën Grubit.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo