
Një javë para nisjes së vitit të ri shkollor, kanë nisur përgatitjet për blerjen e pajisjeve shkollore. Çantat ,fletoret, lapsat, ngjyrat dhe pajisjet e tjera përbëjnë shpenzim shtesë për familjet tyre, veçanërisht për ato që kanë më shumë se një fëmijë në shkollë. Një ditë më partë Qeveria vendosi uljen e çmimit të pajisjeve shkollore në masën 15 për qind. Megjithatë qytetarët thonë pavarësisht shporta shkollore nuk është e mjaftueshme pasi shpenzimet janë të shumta.
“Çmimet janë shumë të larta. Brenda vitit shkollor shpenzimet arrijnë mes 300 dhe 400 euro. Kjo masë nuk është e mjaftueshme, dhe se duhet klasifikim se cilës shtresë të qytetarëve të u ndihmohet më shumë,” u shpreh një qytetar.
Nga ana tjetër shitësit thonë se veçmë ka filluar interesimi për blerjen e pajisjeve shkollore.
”Sapo kanë filluar me shitjen e pajisjeve shkollore dhe interesi i qytetarëve është ende i ulët. Një paket e plotë me çanta, lapsa, fletore dhe pajisje e nevojshme arrin në 2500 denarë,” tha një shitës.
Ky është viti i dytë që merret kjo masë për të ndihmuar në uljen e shpenzimeve të familjeve, sidomos të atyre me më shumë nxënës. Shporta shkollore do të jetë në fuqi deri në 30 shtator. /Alsat.