
Shkruan: Afrim Tanallari
Ka momente në historinë e një kombi kur e kaluara nuk pranon të mbetet e kaluar. Ajo kthehet, del nga hijet, troket në dyert e së tashmes dhe kërkon përgjigje. Kosova sot ndodhet pikërisht përballë njërit prej atyre momenteve.
Ngjarjet e fundit, me arrestime, akuza dhe dënime për spiunazh e bashkëpunim me struktura të huaja të sigurisë, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një plagë që për shumë vite është mbuluar me heshtje: rrjetet e dyshimit, infiltrimit dhe tradhtisë që kanë vepruar mbi dhe rreth Kosovës.
Kjo plagë nuk është e re. Ajo ka rrënjë të thella në kohën e ish-Jugosllavisë, në periudhën kur UDB-ja nuk ishte vetëm një shërbim sekret, por një instrument i kontrollit, frikës dhe depërtimit në jetën e shqiptarëve. Më vonë, në rrethana të tjera dhe me metoda të tjera, hija e shërbimeve të huaja vazhdoi të shfaqej.
Prandaj, ajo që po ndodh sot nuk mund të shihet vetëm si një seri rastesh të veçuara kriminale. Nëse akuzat vërtetohen me prova, atëherë kemi të bëjmë me një kapitull të historisë së sigurisë së Kosovës që ende nuk është mbyllur.
Qasja e Adem Demaçit ndaj këtij problemi ishte e ashpër, e drejtpërdrejtë dhe, për shumëkënd, e pamëshirshme. Ai e kishte kuptuar se një popull që lufton për liri nuk mund të jetë i sigurt nëse brenda vetes nuk arrin të dallojë mikun nga armiku dhe besnikërinë nga infiltrimi.
Më vonë, në rrethana të tjera, këtë betejë e vazhdoi Kadri Veseli, veçanërisht përmes strukturave të inteligjencës që u krijuan gjatë dhe pas luftës. Në kujtesën politike të Kosovës kjo periudhë është shoqëruar me shumë debate, akuza dhe mistere. Shprehja “dora e zezë” u bë metaforë e një sistemi të padukshëm ku informacioni, frika dhe pushteti mund të funksiononin paralelisht me institucionet publike.
Franca për ta pastruar vetveten egezkutoi mbi 10 mij spiun bura, ndërsa qethi më shumë se 8 mij gra spiune. Cka duhet të bëj Koosva! Fatkeqësishtë, clirimtarët tanë po ballafaqohen me një Gjykataë të pa drejtë për veprim që nuk kanë kryer. Vallja e spiunëve në Kosovë duhet të prishet, madje edhe hijet e të kaluarës duhet të ndalen!