Mickoski: Për t’i mbrojtur pensionistët, pensionet do të rriten në përputhje me ligjin





Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gayetareske nëse pensionistët do të kenë rritje të pensioneve nga muaji shtator, deklaroi se, për t’i mbrojtur pensionistët, pensionet do të rriten në përputhje me ligjin, duke rikujtuar se kur qeveria i rriti pensionet në mënyrë lineare, disa individë, të inkurajuar nga partitë opozitare, kanë parashtruar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për anulim.

“Po, kjo do të jetë një nivelim dhe harmonizim i rregullt, në përputhje me ligjin. E dini se kishte iniciativa nga individë, të cilët në prapavijë ishin të inkurajuar nga partitë politike, për të ngritur para Gjykatës Kushtetuese çështjen e rritjes lineare të pensioneve. Për t’i mbrojtur pensionistët dhe pensionet, në vazhdim rritja do të bëhet në përputhje me harmonizimet e parashikuara me ligj”, tha Kryeministri Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo