Detaje nga rasti në Malishevë, burri dyshohet se kishte probleme mendore





Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në Malishevë. Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, dyshohet se i përfshirë në këtë rast është bashkëshorti, Egzon Bytyqi, i cili dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, të cilën ai e kishte me leje.

Ngjarja ka ndodhur brenda dhomës së gjumit të çiftit. Sipas të dhënave të para të siguruara nga Insajderi, të dy bashkëshortët janë gjetur të plagosur dhe fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Malishevë, për t’u dërguar më pas me urgjencë në QKUK në Prishtinë.
Përkundër përpjekjeve të mjekëve, Jetlira nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ajo ishte në javën e 34-ët të shtatzënisë. Rreth orës 01:10, Emergjenca e QKUK-së ka njoftuar zyrtarisht për vdekjen e saj. Në anën tjetër, Egzon Bytyqi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv në repartin e Intensivës në QKUK.
Sa i përket të kaluarës së të dyshuarit, Insajderi mëson se Egzoni kishte punuar për rreth shtatë vjet në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë vetëm një muaj para se të ndodhte kjo tragjedi. Po sipas të njëjtave burime, pretendhet se ai kishte pasur probleme shëndetësore, përfshirë edhe ato të shëndetit mendor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitët policore, hetuesit dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës. Po ashtu, prokurori i shtetit për Krime të Rënda ka dalë në kryerjen e këqyrjes së vendngjarjes dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit. /Prive Bruto

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo