Irani në luftë “në shkallë të plotë”, thotë presidenti, ndërsa priten sanksione të reja nga SHBA





Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi ndodhet në një “luftë në shkallë të plotë” dhe pranoi vështirësitë ekonomike të vendit, ndërsa SHBA-ja po përgatitet t’i shtojë sanksionet ndaj tij, shkruan CNN.

“Na vjen keq që ekzistojnë këto probleme, pasi ndodhemi në një luftë në shkallë të plotë ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë”, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA të dielën, duke cituar Pezeshkianin.

“Si qeveri, po përpiqemi me të gjitha forcat tona që inflacionin, problemet e shoqërisë, jetesën e njerëzve, vendet e punës, të ardhmen dhe jetën e njerëzve t’i drejtojmë drejt dinjitetit dhe krenarisë”, shtoi ai.

Irani, tashmë i rraskapitur nga vite të tëra sanksionesh dhe duke u përballur me pasojat e luftës, tani po përballet me një tjetër sprovë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënon se do ta shtojë më tej presionin mbi ekonominë e tij. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ishte zotuar më herët për masa ekonomike kundër Teheranit që “nuk janë parë kurrë më parë”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo