Motoçiklisti 24-vjeçar pëson lëndime të rënda në aksident në Shkup





Një 24-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi më 21 gusht në rrugën „Radishanska“ në Shkup.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit „Volkswagen Golf“ dhe „Volkswagen Tiguan“, si dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti S.K. (24) ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo