Alejandro Balde vendos të largohet nga Barcelona, Jorge Mendes nis punën për transferimin





Alejandro Balde ka vendosur të largohet nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës, duke hapur një kapitull të ri të papritur në të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.

Sipas mediumit katalanas “Jijantes”, 22-vjeçari e ka marrë këtë vendim pas bisedimeve të fundit dhe atmosferës që ka perceptuar brenda klubit.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë ka nisur punën për t’i gjetur një skuadër të re para mbylljes së merkatos.

Rikthimi i João Cancelo ndryshon situatën

Një nga faktorët që ka ndikuar në vendimin e Baldes është rikthimi përfundimtar i João Cancelo te Barcelona.

Prania e portugezit e ka rritur ndjeshëm konkurrencën për krahun e majtë të mbrojtjes, duke e bërë edhe më të pasigurt rolin e Baldes në skuadër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo