Një grua 66-vjeçare nga Berova ka denoncuar se nipi i saj 15-vjeçar është sjellë në mënyrë agresive, e ka kërcënuar dhe disa ditë më parë e ka sulmuar fizikisht, duke dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë.
Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe policia po ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.