Që nga fillimi i funksionimit të sistemit „Qyteti i Sigurt“ janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit „Qyteti i Sigurt“ janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja.
Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se në periudhën nga 02.02.2026 deri më 20.08.2026, në sistemin „Qyteti i Sigurt“ janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht 301.835 shkelje.
Sa i përket shkeljeve të kryera nga automjete me targa të huaja, që nga fillimi i funksionimit të sistemit „Qyteti i Sigurt“ janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën nga 19.08.2026 deri më 20.08.2026 janë regjistruar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.Tetovasot