“Mos e pyet një gënjeshtar pse gënjeu”, agjenti i Alvarezit i bën kritika brutale drejtuesve të Atleticos





Agjenti i yllit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, Fernando publikoi një mesazh drejtuar drejtpërdrejt drejtuesve të klubit nga Metropolitano.

Hidalgo shkroi në llogarinë e tij në Instagram një thënie e cila ishte shumë thumbuese karshi drejtuesve të klubit spanjoll.

“Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu. Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri”, shkroi Hidalgo.

Kjo thirrje erdhi pasi Atletico Madridi refuzoi ta shiste Alvarezin te Barcelona këtë verë, përkundër shumë kërkesave.

Zyrtarët e klubit këmbëngulin se lojtari nuk ka marrë asnjë premtim nga menaxhmenti se mund të largohet.

Tifozët e Atleticos kryqëzojnë Julian Alvarezin, varin mesazhe në rrugët e Madridit duke kërkuar largimin e tij

Si kujtesë, Alvarez është një objektiv i madh për kampionët spanjollë të Barcelonës, por Atletico nuk dëshiron ta lejojë atë të bashkohet me rivalët e tyre.

Më saktësisht, ata po kërkojnë shumë më tepër para për transferimin nga Barcelona krahasuar me klubet e tjera, kështu që në këtë kontekst u përmend edhe shifra prej 500 milionë eurosh, aq sa klauzola e lojtarit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo