Bastisje në Prilep, policia sekuestron marihuanë, lëndë kokrrzore dhe peshore digjitale





Policia ka kryer bastisje në një objekt të shfrytëzuar nga një banor i Prilepit, ku janë gjetur dhe sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike dhe pajisje për matje.

Sipas SPB Manastir, më 20.08.2026, në orën 11:35, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të cilat i shfrytëzon A.T. nga Prilepi.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë kokrrzore dhe një peshore digjitale.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo