SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj një 25-vjeçari nga Manastiri, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
Sipas policisë, më 09.10.2025, në Manastir, gjatë një kontrolli ndaj V.S. (25), është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Pas procedurave të ndërmarra dhe sigurimit të provave, ndaj tij është ngritur kallëzim penal.TS