82-vjeçari arrestohet në Veles, dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten 78-vjeçare





Një 82-vjeçar nga një fshat i Velesit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 78-vjeçare.

Sipas njoftimit të SPB Veles, rasti ka ndodhur më 20.08.2026, rreth orës 15:05, kur nëpunësit policorë kanë vepruar pas një denoncimi paraprak për dhunë në familje.

Nga denoncimi rezulton se ngjarje të ngjashme kanë ndodhur për një periudhë më të gjatë kohore.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj T.B. do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo