Dy persona nga fshati Otël i Likovës janë privuar nga liria pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht vajzën e tyre 18-vjeçare.
Sipas SPB Kumanovë, më 20.08.2026, rreth orës 16:00, nëpunësit policorë kanë arrestuar N.J. (43) dhe H.I. (53).
Ata janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.