Arrestohet 32-vjeçari në Strugë, dyshohet se kërcënoi familjarët





Një 32-vjeçar nga një fshat i Strugës është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes.

Sipas NJPB Strugë, rasti ka ndodhur më 20.08.2026, rreth orës 13:30, në rrugën „Brigadat Proletere“ në Strugë.

Policia ka vepruar pas një denoncimi paraprak, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj A.I. do të paraqitet kallëzim përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo