Artistja Donna Dafi sjell videoklipin e ri “GODDESS”, një këngë që rikujton fuqinë dhe vlerën e gruas





Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi ka publikuar sot këngën dhe videoklipin e
saj të ri “GODDESS” (“Perëndeshë”), duke vazhduar kapitullin artistik që ajo e ka pagëzuar
“Primadonna Era”.
Në qendër të këngës“GODDESS” qëndron një mesazh i qartë: të mos harrosh fuqinë që ke
brenda vetes dhe të rikujtosh vlerën tënde edhe në momentet kur vetëbesimi lëkundet. “Jam si
dielli, lind pas errësirës / Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë”, këndon Donna, duke e
shndërruar një nga vargjet kryesore të këngës në një mesazh për vetëbesimin dhe fuqinë e
brendshme.
Përmes tekstit, Donna lë pas gjithçka që nuk i shërben më: “Nuk shikoj pas drejt asaj që është
thyer/ Nuk mbaj me vete atë që e kam tejkaluar”, ndërsa vargu “Ndonjëherë harroj se jam një
perëndeshë” shndërrohet njëkohësisht në rrëfim dhe mesazh.
Me “GODDESS”, Donna Dafi, sjell një nga shprehjet më të qarta të universit të saj artistik,
sensual, reflektues dhe plot vetëbesim, por që lë hapësirë edhe për momentet kur besimi në
vetvete lëkundet. “GODDESS” është vazhdimësi e “Primadonna Era”, konceptit që përkufizon
fazën aktuale artistike të Donna Dafit.
Kënga “GODDESS” i përket zhanrit pop bashkëkohor, të ndërthurur me elemente R&B.
Kënga vjen pas videoklipeve; “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”,
përmes të cilave artistja Donna Dafi, po ndërton identitetin e saj në skenën ndërkombëtare.
Muzika e Donna Dafit frymëzohet nga përvojat e jetës reale, duke eksploruar tema si identiteti
dhe zhvillimi personal, ndërsa krijimtaria e saj ndërthur gjithnjë e më shumë muzikën, modën
dhe kulturën.
Videoklipin “GODDESS” mund ta ndiqni këtu:

https://too.fm/goddess

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo