Benzema i ofrohet Trabzonsporit si lojtar i lirë





Karim Benzema i është ofruar Trabzonsporit si transferim i lirë, teksa largimi i tij nga Al-Hilal duket gjithnjë e më i mundshëm.

Sipas raportimeve, agjentët e sulmuesit francez kanë propozuar transferimin, por klubi turk nuk e ka pritur pozitivisht këtë mundësi.

Mosha e Benzemas dhe kërkesat e larta financiare konsiderohen si pengesat kryesore për Trabzonsporin, i cili deri tani nuk ka dhënë përgjigje pozitive ndaj ofertës.

Benzema, 38-vjeçar, është aktualisht nën kontratë me Al-Hilal, por klubi saudit po negocion për ndërprerjen e bashkëpunimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo