Himni shqiptar u anashkalua në Pustec, reagon kryebashkiaku: E kisha kërkuar, kërkoj ndjesë!

Himni shqiptar u anashkalua në Pustec, reagon kryebashkiaku: E kisha kërkuar, kërkoj ndjesë!

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë aktivitetit folklorik maqedonas, ku u ekzekutua himni i Maqedonisë së Veriut, kurse ai shqiptar u anashkalua.

Kolefski shprehet për mediat se kishte kërkuar paraprakisht nga organizatorët që në ceremoninë zyrtare të përfshihej edhe himni shqiptar, sepse një gjë e tillë parashikohet nga protokolli shtetëror.

Kryebashkiaku tha se i kishte kërkuar organizatorit, kryetarit të shoqatës së VMRO-së në Shqipëri, programin zyrtar të aktivitetit dhe, pasi kishte mësuar se ceremonia do të hapej me himnin maqedonas, kishte kërkuar që të ekzekutohej edhe himni shqiptar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo