Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot është kryer dezinsektimi i 14-të kundër mushkonjave këtë sezon, ndërsa spërkatjet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Nesër është planifikuar një tjetër trajtim ajror, ndërsa nga 23 deri më 26 gusht do të zhvillohet edhe dezinsektim tokësor në territorin e qytetit.
Sipas Gjorgjievskit, deri tani janë realizuar trajtime të rregullta, si kundër mushkonjave, ashtu edhe kundër larvave të tyre, përmes ndërhyrjeve ajrore dhe tokësore. Ai thekson se deri në fund të sezonit pritet të realizohen mbi 20 trajtime, ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se aktivitetet zhvillohen sipas programit vjetor dhe rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.