Hashash në banesë, kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit nga Zhivronica





Gostivar – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj J.E. (20) nga fshati Zhivronicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës.

Siç raporton Tetovasot, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar hashash.

Ai dyshohet për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo