Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti në takim pune Drejtoreshën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Irina Trajkoska Strezoski





Në takim u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe për Ligjin e ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, i cili është në procedurë qeveritare.

Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të krijohen kushte për funksionimin e papenguar të Akademisë, përfshirë tejkalimin e ngecjes së deritanishme dhe vazhdimin e procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve të Akademisë.

Ligji i propozuar parasheh avancimin e kornizës normative për funksionimin e Akademisë, me qëllim zbatimin më efikas të procedurave për pranimin, trajnimin dhe përgatitjen praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm, si dhe sigurimin e vazhdimësisë në zbatimin e programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua kushteve hapësinore dhe teknike për punën e Akademisë, si dhe nevojës për forcimin e kapaciteteve të saj, duke pasur parasysh vëllimin e aktiviteteve që vijojnë.

Ministria e Drejtësisë dhe Akademia vazhdojnë punën e përbashkët për avancimin e cilësisë së trajnimeve dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo