Një i mitur është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar në Tetovë.
Siç raporton Tetovasot, ngjarja është denoncuar më 18 gusht në ora 20:35, kur D.G. (28) nga Tetova ka njoftuar policinë se rreth orës 19:00, në hyrje të ndërtesës ku banojnë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur nga lagjja.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.