Droga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar për përfshirjen e një rrethi më te gjerë persknash në transportin e organizuar të marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi kohë më parë. Prokurorisëka lëshuar Urdhërese të re për procedurë hetimore ndaj edhe shtatë personave të tjerë. Ata dyshohen se si anëtarë të grupit të organizuar kriminal kanë kryer të njëjtën vepër penale: Prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë gjatë vitit 2025 deri në fund të janarit të vitit 2026, në territorin e Maqedonisë dhe atë të Serbisë, personat e dyshuar janë shoqëruar me qëllim shitjen dhe vënien në qarkullim të marihuanës. Si paravan për aktivitetet e paligjshme është përdorur personi juridik nga Shkupi, i cili posedon leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pronarët e personit juridik nga Shkupi, prej të cilëve njëri është edhe drejtues, bashkërisht dhe me marrëveshje të mëparshme kanë organizuar edhe persona të tjerë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut për të furnizuar së bashku lëndën narkotike dhe në disa raste ta transportojnë atë nga Maqedonia e Veriut në Serbi. Për këtë qëllim kanë përdorur mjete transportuese mallrash dhe deklarata doganore me të cilat paraqitej se po transportoheshin tekstile, produkte ushqimore dhe lloje të tjera mallrash.