Sulm në portet ukrainase, Moska: Kemi goditur dy anije tregtare që furnizonin ushtrinë e Kievit





Rusia pretendon se forcat e saj kanë goditur dy anije tregtare në portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit, duke thënë se ato po përdoreshin për furnizimin e ushtrisë ukrainase.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, e cila citon Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, njëra prej anijeve u godit në portin e Odesës, ndërsa tjetra në portin e Mykolaivit.

Ministria ruse pretendon se të dyja anijet përdoreshin për transportin e furnizimeve për forcat ukrainase.

Deri tani nuk ka një konfirmim të pavarur për pretendimet e Moskës lidhur me goditjen e dy anijeve.

Sulmet ndaj porteve ukrainase dhe anijeve tregtare në Detin e Zi janë shtuar gjatë javëve të fundit. Rusia ka deklaruar në raste të mëparshme se ka goditur anije dhe infrastrukturë portuale që, sipas saj, mbështesin ushtrinë ukrainase.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo