AUV: Po monitorojmë situatën me linë e dhenve dhe po ndërmarrim masa në kohë





Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informoi sot se është vazhdimisht në terren, se po e monitoron situatën me linë e dhenve dhe po ndërmerr masat e nevojshme mbrojtëse dhe kontrolluese në kohën e duhur. Lidhur me vaksinimin e mundshëm, thonë se informacioni për dhurimin e vaksinave është dorëzuar në Komisionin Evropian dhe Republikën e Turqisë.

“Grupi i ekspertëve është duke u takuar vazhdimisht dhe duke miratuar masa përkatëse. Përveç kësaj është kërkuar përsëri ndihmë nga ekipi EUVET i Komisionit Evropian për t’u përballur me sëmundjen. Pas marrjes së përgjigjes për vaksinim, do të fillojë testimi i sigurisë së vaksinës, pas së cilës do të fillojë vaksinimi. Çdo vaksinim me shpenzimet e vetë fermerëve pa vaksinim të miratuar nga Agjencia do të sanksionohet në mënyrë të përshtatshme dhe nuk do të sigurohet kompensim për kafshët e sëmura, përkatësisht nuk do të jepet kompensim”, thonë nga AUV në përgjigjen deri te mediat pas konferencës për shtyp të Shoqatës së fermerëve e cila ngriti alarmin për situatën me linë para Qeverisë.

Fermerët kërkuan sot edhe një herë vaksinim të menjëhershëm kundër lisë së dhenve dhe kompensim më të lartë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo