Armata shënon 34 vjetorin e formimit të saj





Me më shumë aktivitete në Shkup dhe Shtip sot do të shënohet 34 vjetori i formimit të Armatës.

Me rastin e Ditës së Armatës, në kazermën “Ilinden” në Shkup në orën 19:00, njësia e batalionit të artilerisë së Armatës do të kryejë qitje artilerike nderi me shkrepjen e 10 breshërive nga 6 topa artilerik. Më parë në orën 18:00, do të kryhet qitje provë artilerike me shkrepjen e një breshërie nga 6 topa artilerik.

Ditëlindja e 34-të e Armatës do të shënohet edhe në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip me një përmbledhje të Batalionit të 2-të të këmbësorisë dhe njësive të tjera të armatës.

Në kremtim, siç paralajmëron Shtatmadhoria, do të marrin pjesë përfaqësues të komandës më të lartë të Armatës, kryetarë komunash nga zona e përgjegjësisë së Batalionit të 2-të, drejtorë dhe drejtues të Ndërmarrjeve dhe institucioneve publike në Shtip, si dhe përfaqësues të Bashkësive fetare.

Për ditëlindjen e Armatës është zgjedhur 18 gushti, dita kur në “Sllavej pllanina” në vitin 1943 u formua batalioni “Mirçe Acev” i cili konsiderohet formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së së Maqedonisë. Procesi i formimit të Armatës moderne të Maqedonisë, megjithatë filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov me udhëheqjen e APJ-së nënshkroi marrëveshjen për zhvendosjen e armatës federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Armata e Maqedonisë sot është pjesë integrale e sistemit më të madh të sigurisë kolektive pasi Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja fuqiplotë e 30-të e NATO-s në mars të vitit 2020.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo