Gostivar, arrestohet 37 vjeçari, sulmoi të dashurën në shtëpinë e saj





Më 15.08.2026, në orën 23:20, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria I.D. (37) nga Gostivari, për shkak se rreth orës 23:20 ka hyrë në shtëpinë e të dashurës së tij 32-vjeçare, e ka sulmuar verbalisht, ndërsa më pas ia ka marrë dhe thyer telefonin celular. Menjëherë pas kësaj, para ndërtesës, e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo