
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ndërtimtaria po bëhet një nga bartësit kryesorë të aktivitetit ekonomik në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se aktualisht po ndërtohet në më shumë se 1.200 lokacione, ndërsa paralajmëroi edhe fillimin e projekteve të reja infrastrukturore, përfshirë autostradat Shkup–Bllacë, Bukojçan–Kërçovë dhe segmentet e Korridorit 8.
Sipas Mickoskit, këto investime synojnë të përmirësojnë ekonominë dhe të zgjidhin problemet infrastrukturore të grumbulluara prej dekadash.