Kodra e Diellit – Menaxheri i thotë ska vend të lirë, klienti i hynë me grushta!





Më 15.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kodra e Diellit kanë privuar nga liria personat I.I. (34) dhe M.I. (29), që të dy nga Shkupi, për arsye se po atë ditë rreth orës 17:50, në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, kanë sulmuar fizikisht punonjësit G.A. (50) nga fshati Lisec, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe B.J. (47) nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime trupore. Pas konsultimit me prokurorin publik, personat janë ndaluar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip i SPB Tetovë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo