Uji në Gostivar nga sot është i pijshëm





Në Gostivar është mbajtur sot konferenca për shtyp e Shtabit Qendror për Menaxhimin e Krizave, ku zyrtarisht është njoftuar se hiqet ndalesa për pirjen e ujit nga ujësjellësi i qytetit.

Pas analizave dhe kontrolleve të kryera nga institucionet kompetente, është konfirmuar se uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt për pirje dhe për përgatitjen e ushqimit.

Me këtë vendim, pas disa javësh ndalese, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin përsëri ujin e rubinetit për konsum.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo