“Jetimat e Ballkanit” hapin kuzhinë humanitare në Shkup





Në Shkup është hapur Kuzhina Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila do të ofrojë ushqim falas për familjet dhe personat në nevojë.

Sipas organizatorëve, kjo nismë synon t’u ofrojë ndihmë qytetarëve në nevojë, duke u mundësuar atyre të marrin ushqim në kushte dinjitoze.

“Në qytetin e Shkupit, hapëm Kuzhinën Humanitare ” Jetimat e Ballkanit”, një vend ku familjet në nevojë do të mund të marrin ushqim falas, me dinjitet dhe dashuri. Kjo kuzhinë është një tjetër hap drejt misionit tonë për të qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, ndihmuan dhe e bënë të mundur hapjen e kësaj kuzhine. Zoti ua shpërbleftë çdo kontribut dhe çdo dorë të shtrirë për të mirën! Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, thuhet në njoftim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo