Çiklisti 70-vjeçar plagoset rëndë në aksident në Trubarevë





Një 70-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në rrugën rajonale Shkup-Veles, në fshatin Trubarevë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 14 gusht rreth orës 06:50, ndërmjet një automjeti “Hyundai”, të drejtuar nga B.J. (41), dhe biçikletës që drejtohej nga V.D. (70).

Çiklisti është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo