KIPPER: Qumshti LAND nuk përmban përbërës të dëmshëm apo të ndaluar!





Me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik, ju njoftojmë se produkti në fjalë nuk përmban përbërës të dëmshëm apo të ndaluar dhe është në përputhje me standardet përkatëse të cilësisë dhe sigurisë.

Për shkak të vëllimit të lartë të shitjeve dhe nevojës për furnizim të vazhdueshëm, qumështi LAND furnizohet nga disa qumështore partnere, konkretisht:

Alpi – Sentis AG, Republika e Maqedonisë së Veriut
Sütaş – Evro Mlekara, Republika e Maqedonisë së Veriut
Vita – Abrazen Rudine, Republika e Kosovës

Analizat përkatëse të kryera nga institucione dhe laboratorë kompetentë tregojnë se nuk është detektuar prania e vajit të palmës në mostrat e analizuara nga Alpi dhe Sütaş, ndërsa në mostrën nga Vita nuk është konstatuar prani e yndyrave bimore të shtuara.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo