Rekord i ri për automjetet, vetura me hidrogjen arriti shpejtësinë 653.9 km/h





Ky automjet i markës së njohur britanike JCB, e famshme botërisht për prodhimin e makinerive të rënda, ka vendosur një rekord botëror shpejtësie për mjetet motorike që si karburant përdorin hidrogjenin, 653.9 km/h. Është fjala për mjetin tip “Hydromax” të krijuar nga kjo kompani që teston përmirësimet e mjeteve motorike. Rekordi u u vendos nga piloti dhe drejtuesi Andy Green në pistën e kripur të Bonneville në Utah të SHBA-së.

Mjeti 10 metra i gjatë merr energji nga dy motorë hidrogjeni me djegie të brendshme që arrijnë 1,600 kuaj fuqi.

Ky sukses vjen pas një investimi prej 100 milionë paundësh nga JCB në teknologjinë e hidrogjenit, si një zgjidhje që mbron ambientin dhe nuk çliron gazra të dëmshëm por vetëm avull uji. Kjo shihet si një alternativë më e përshtatshme se bateritë për makineritë e rënda që kërkojnë fuqi të madhe dhe furnizim të shpejtë. Green mban njëkohësisht rekordet absolute të shpejtësisë, si për hidrogjenin ashtu edhe për naftën me mbi 1227 km në orë vendosur në 1997, duke çimentuar statusin e tij si piloti më i shpejtë në histori.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo