Një 44-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar në polici se bashkëshorti i saj, me të cilin është në procedurë divorci, e ka përndjekur për një kohë të gjatë në vendin e punës dhe gjatë vizitave te prindërit, duke i kufizuar edhe lëvizjen. Ajo ka raportuar gjithashtu se pas ngritjes së padisë për divorc ka marrë mesazhe kërcënuese nga profile të rreme në rrjetet sociale. Policia po heton rastin. TetovaSot